| Qemal Draçini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Qemal Draçini |
| Atësia: | Kasem |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkoder |
| Datëlindja: | 6/03/1922 |
| Profesioni: | mesues, publicist, poet |
| Datë Vdekja: | 10/10/1947 |
| Vënd Vdekja: | Shkodër |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
| Rrethanat e Vdekjes: | Hetuesi |
| Ngjarja i përfshirë: | Kryengritja e Postribës, gjyqi i parë |
| Zhdukja | |
| Data e Arrestimit: | 1946 |
| Rrethanat e Zhdukjes | |
| Vendi i Zhdukjes: | Shkodër |
| Koha e Zhdukjes: | 1947 |
Qemal Draçini ishte kritik, studiues, publicist, lëvrues i poezisë e i prozës dhe mësues shqiptar.
Lindi në Shkodër më 6 mars të 1922 në lagjen Rus i Vogël, i biri i Kasëmit dhe i Sanies. Shkëlqeu si nxënës në Gjimnazin e Shkodrës, ku dhe kaplohet nga idetë komuniste që nisën të shpërndaheshin nga Skënder Luarasi kur u vendos si drejtor i konviktit "Malet tona". Në moshën 16-vjeçare u dënua me 6 muaj burgim politik, 1938-'39. Dy vjet më pas u burgos nga regjimi fashist në Mbreshtan se dallohej për shoqërimin me Qemal Stafën dhe Emin Durakun.
Kreu vitin e parë të studimeve universitare në Padova për jurisprudencë, por kaloi në vitin e dytë për letërsi dhe gjuhë italiane në Firence ku edhe u laureua (e dhënë nga nipi i tij).
Më 1945, punoi si mësues i letërsisë, ekonomisë politike dhe drejtësisë në Tiranë në institutin "Donika Kastrioti" e Shkodër në Gjimnaz, më vonë në Min. e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Sterjo Spassen.
U arrestua më 1946 mbas lëvizjes së Postribës prej nderimit që gëzonte si një ndër intelektualët e kohës, por edhe pse i kishte braktisur «mëkatet e rinisë». Vdiq në burg nga torturat më 10 tetor 1947. Dosjet e deklasifikuara të operacionit BGFIEND përcjellin se Qemali preu damarët mbasi pa dëshminë e shkruar me gjak të Musine Kokalarit.
Pjesa më e madhe e veprës së tij u dogj e u asgjësua nga regjimi: familja e tij mundi të shpëtojë fare pak pjesë të kësaj vepre, e cila u botua më 1995 nga Muzeu Historik i Shkodrës me titullin Era. Më 1992, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen "Martir i Demokracisë". Më 2008, Këshilli Bashkiak i Shkodrës i dha titullin "Qytetar Nderi".
