| Qazim Hardolli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Qazim Hardolli |
| Atësia: | Zejnun |
| Vendlindja: | Zues, Shkodër |
| Datëlindja: | 1913 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Vendimi: | 22 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi më 1913 (ose 1914), në Zues, Shkodër. U arrestua më 21.10.1946 për përfshirje në kryengritjen e Postribës dhe u gjykua me një grup prej 8 vetash, në një nga proceset për këtë ngjarje. Kushëri i vëllezërve Abdyl dhe Xhelal Hardolli, të ekzekutuar nga regjimi komunist.
Më 22 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e drejtuar nga kapiten I Misto Bllaci, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten Namik Qemali, me vendimin nr.504, e dënoi për "krime kundër popullit dhe shtetit", me 5 vjet burg dhe punë të detyruar.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 476-477
