| Qazim Borshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Qazim Borshi |
| Atësia: | Shyqyri |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1956 |
| Fundi i Internimit: | 1991 |
I biri i Shyqyri Borshit, një nga 17 intelektualët e dënuar me pushkatim në gjyqin special në prill 1945 dhe Adilje Borshit, e cila ndërroi jetë 5 vjet pas të shoqit. Qazimi, bashkë me të vëllanë, edhe pse familjes iu sekuestrua pasuria vendosën të punojnë në atdhe duke krijuar makineri elektroteknike, sisteme prodhimi nga galvanizi e te elektrobobinazhi, sisteme automatike të kontrollit të makinerive, fabrika deri tek elektronika…
U dëbuan nga Tirana në vitin 1956 për në Shkodër, ku persekutimi vazhdoi deri në vitin 1991.
Burimi: Nga familja
