Një nga tre nënsekretarët e qeverisë së kryesuar nga Rexhep Mitrovica (5 nëntor 1943-17 qershor 1944). Lindi më 12 dhjetor të vitit 1915, në fshatin Bllacë të Suharekës, në Kosovë. Kreu studimet e larta për Drejtësi. U arrestua në vitin 1945 dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie si «armik i popullit». U lirua në vitin 1960.

U internua në Shtyllas të Fierit. Në vitin 1962, tenton të arratiset bashkë me dy shqiptarë të Kosovës, internuar gjithashtu në Shtyllas, por kapen.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.