| Qani Velçani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Qani Velçani |
| Atësia: | Hysen |
| Vendlindja: | Velçan, Korçë |
| Vendbanimi: | Elbasan |
I biri i Hysenit dhe Xhemiles. U arrestua më 24 gusht 1948, për shkak se, sipas një shkrese të Seksionit të Punëve të Brendshme të Elbasanit, kishte ushtruar tregtinë e floririt. Shkresa që i drejtohet prokurorisë publike të qytetit, e përshkruan Velçanin si 43 vjeç, të martuar, me 3 klasë gjimnaz, ish-kapiten, në gjendje ekonomike të mesme.
