| Qani Mulita | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Qani Mulita |
| Atësia: | Sulo |
| Vendlindja: | Vërzhestë, Skrapar |
| Datëlindja: | 1/8/1922 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 2/7/1953 |
| Akuza: | tradhti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.124 |
| Data e Vendimit: | 24/12/1953 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Korçë me veprim në Elbasan |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 23/6/1954 |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.189 |
| Data e Vendimit: | 17/7/1954 |
| Gjykata: | Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë |
| Data e Lirimit: | 3/5/1971 |
U lind më 1.8.1922. U dënua 3 herë dhe vuajti 26 vjet e 10 muaj e 20 ditë burg.
Për herë të parë u arrestua më 2.7.1953 për "tradhti ndaj atdheut" dhe "agjitacion e propagandë". U dënua me 12 vjet burg.
Herën e dytë u arrestua më 23.6.1954, ndërsa vuante dënimin për shkak se bashkë me disa të dënuar përgatitën kushtet për t'u arratisur duke hapur një tunel të nëndheshëm ndërsa punonin për ndërtimin e pallateve "Agimi" në Tiranë. U dënua me 20 vjet burg. U lirua në 1971 nga burgu i Spaçit.
U dënua për herë të tretë në 10.2.1978. Për të raportohej që ishte "armik i pushtetit" që "nuk linte rast pa vjellë kundër tij". Gjykata deklaronte se nuk kishte ndërprerë "veprimtarinë armiqësore". U dënua nga Gjykata e Rrethit Skrapar, me vendimin nr.13, në 29.4.1978 me 10 vjet heqje lirie dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet.
U lirua më 2.3.1987 nga Reparti nr.305 Përparim.
