Vëllai i Heroit të Popullit, Reshit Çollaku që kishte rënë në luftë duke luftuar si partizan kundër pushtuesve. Edhe një vëlla tjetër, Muharremi ra në luftë. Megjithëse familja e tij vlerësohej si familje heronjsh, Qaniu nuk pranoi të bëhej anëtar Partie dhe mbajti qëndrim të hapur kundër padrejtësive të regjimit komunist.

Ai ishte mësues letërsie në Pogradec, ku ua përshtaste programin nxënësve dhe i edukonte me dashurinë për poetin e qytetit të tyre, Lasgush Poradecin, të lënë në hije nga regjimi.

I ndjekur nga Sigurimi i Shtetit, ai përfundoi i arrestuar për agjitacion dhe propagandë dhe u burgos.

Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.