| Qamil Nikshiqi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Qamil Nikshiqi |
| Atësia: | Mehmet |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1921 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 24/11/1946 |
| Akuza: | "Pjesëmarrje në organizatë kundra pushtetit, agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 5/12/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarak e Qarkut të Shkodrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 1949 |
Lindi në Shkodër, në vitin 1921. U arrestua më 24 nëntor 1946 dhe, më 5 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarak e Qarkut të Shkodrës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatë kundra pushtetit» dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie, humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 214.
