U lind në vitin 1922 në Zues. U arrestua më 27.10.1946 për përfshirjen në kryengritjen e Postribës. U gjykua me një grup prej 8 vetash, të ndryshëm nga grupi i parë. 

Për Qamil Fakjen thuhej se kish qenë i arratisur, por ishte kapur gjatë një rrethimi me armë në dorë. Të gjithë të pandehurit sipas akuzës kishin bërë mbledhje për përgatitjen e kryengritjes së 9 shtatorit 1946 për të sulmuar Shkodrën, por lajmi nuk u erdhi në kohën e duhur.

Gjykata Ushtarake Shkodër, e drejtuar nga kapiten I Misto Bllaci, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten Namik Qemali, me vendimin nr.504, datë 22.12.1947 e dënoi me 20 vjet privim lirie, punë të detyruar dhe humbjen 5 vjet të të drejtave politike e civile.

 


Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.