| Prenk Malaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Prenk Malaj |
| Atësia: | Prelë |
| Vendlindja: | Vranaj, Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Arratisje, bashkëpunim me diversantë" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 276 |
| Data e Vendimit: | 26/6/1952 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Lindi në Vranaj të Shkodrës, në vitin 1915. Me vendim nr. 276, datë 26 qershor 1952, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për "arratisje" dhe "bashkëpunim me diversantë", dhe e dënoi me 15 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 171
