Prengë Nikolli | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Prengë Nikolli |
Atësia: | Shkurt |
Vendlindja: | Grykë Orosh |
Datëlindja: | 1908 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Gjykata: | Gjykatën Ushtarake e Rrëshenit |
Luftëtar antikomunist. Lindi në vitin 1908, në Grykë Orosh. Kreu Konviktin e Oroshit. Në kohën e Mbretërisë qe oficer kuesture me gradën n/toger. Pas marrjes së pushtetit nga komunistët, doli në mal, bashkë me të vëllezërit, Zef Shkurtin [shih] e Marka Shkurtin [shih]. Familja e tij u internua në Lezhë. Pas amnistisë së vjeshtës së vitit 1946, u kthye në shtëpi. U arrestua pas vrasjes së Bardhok Bibës. Në gjyqin që u zhvillua në Gjykatën Ushtarake të Rrëshenit, u dënua me vdekje, me pushkatim. Pas ekzekutimit, e gjithë familja e tij u internua sërish.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 213