Prengë Ndoj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Prengë Ndoj |
Atësia: | Gjetë |
Vendlindja: | Orosh |
Vendbanimi: | Tepelenë |
Datëlindja: | 1910 |
Ushtarak, vëllai i Nikollë Gjetë Ndojt Lindi në vitin 1910, në Mashtërkor të Oroshit. Në vitet e fundit të Mbretërisë shërbeu si oficer në ushtri. Mori pjesë në Luftën Italo-Greke më 1940. Pas kthimit, hapi një dyqan, një hotel të vogël dhe furrë buke në qendër të Nënprefekturës Shpal, deri në fund të vitit 1943, kur u zhvendos familjarisht në Shkodër. Nga Shkodra u kthyen në shkurt të vitit 1945. I vëllai, Nikollë Gjetë Ndoj [shih], në atë kohë ishte bashkuar me forcat e rezistencës antikomuniste. Më 21 shkurt 1945, forcat e operacionit ndëshkues mbërritën në Mashtërkor, e lidhën pas një peme, veçuan mallin që e konfiskuan dhe i vunë zjarrin kullës. Në gjyqin që u zhvillua në Shkodër u dënua me 3 vjet burg. U lirua në fund të vitit 1946. Pas vrasjes së të vëllait në Rubik, më 1948, u bashkua forcat antikomuniste dhe në vjeshtën e vitit 1948 u arratis jashtë vendit. Familja e tij u internua në Lezhë, Berat e Tepelenë.