| Prengë Marku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Prengë Marku |
| Atësia: | Shkurt |
| Vendlindja: | Dardhas, Mirditë |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 1/5/1920 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 24/12/1950 |
| Fundi i Internimit: | 10/12/1966 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 1 maj 1920, në Dardhas të Mirditës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Mirditë në rrethin Tepelenë dhe Lushnjë, prej 24 dhjetorit të vitit 1950 deri më 10 dhjetor 1966.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 232
