| Prenë Marku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Prenë Marku |
| Vendlindja: | Mirditë |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Datëlindja: | 1928 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 20/10/1948 |
| Fundi i Internimit: | 27/12/1963 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në vitin 1928, në Mirditë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Mirditës në rrethet e Kuçovës, Beratit e të Tepelenës, prej datës 20 tetorit të vitit 1948 deri më 27 dhjetor 1963.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 231
