| Prendush Marku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Prendush Marku |
| Vendlindja: | Iballë, Pukë |
| Vendbanimi: | Pukë |
| Datëlindja: | 30/11/1930 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 5/6/1951 |
| Akuza: | "Faje penale kundër popullit e shtetit, strehim kriminelësh dhe agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 6/10/1951 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
| Data e Lirimit: | 1956 |
Lindi në Iballë të Pukës, më 30 nëntor 1930. U arrestua më 5 qershor 1951, dhe më 6 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për "faje penale kundër popullit e shtetit, strehim kriminelësh dhe agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për një vit kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 231
