| Prendë Dedndreaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Prendë Dedndreaj |
| Atësia: | Mark |
| Vendlindja: | Tropojë |
| Vendbanimi: | Tropojë |
| Datëlindja: | 1920 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1948 |
Lindi më 1920, në Tropojë. U internua për motive politike, pasi bashkëshorti Pal Dedë Ndrejaj, antikomunist, u arratis nga Shqipëria. Me vete kishte dy vajzat, Zojë dhe Leze, 5 dhe 2 vjeçe dhe gruan e xhaxhait të bashkëshortit. Më 10 mars 1993, me vendim nr. 21, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Bajram Curri në Tepelenë dhe Lushnjë, prej 1948 deri më 1957. Sipas dëshmisë së të bijës, Leze Dedndreaj publikuar në librin e Fatbardha Saraçi Mulletit "Dhimbje 5", fillimisht ato u internuan në kalanë e Beratit dhe pastaj në Tepelenë.
Në foto: Në qendër, me dy vajzat, dalë në Lushnjë, pas daljes nga kampi i Tepelenës.
Burimi: AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1552
Burimi: Dhimbje 5, Kalvari i fëmijëve në kampet e përqendrimit komunist, Fatbardha Saraçi Mulleti, Fiorentia, Shkodër 2023
