| Prend Marku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Prend Marku |
| Vendlindja: | Kashnjet, Lezhë |
| Vendbanimi: | Lezhë |
| Datëlindja: | 15/9/1912 |
| Datë Vdekja: | 14/1/1952 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 14/1/1952 |
Lindi në Kashnjet të Lezhës, më 15 shtator 1912. Me vendim nr. 318, datë 2 gusht 1993, Gjykata e Rrethit të Lezhës vendosi të njohë faktin juridik të vrasjes sëtij pa gjyq për motive politike nga forcat e diktaturës komuniste, më 14 janar të vitit 1952.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 231
