Prela Mirakaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Prela Mirakaj |
Atësia: | Prend |
Vendlindja: | Iballë , Pukë |
Vendbanimi: | Pukë |
Datëlindja: | 2/3/1897 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Gjatë okupacionit fashist ka qenë në rradhët e milicisë fashiste me gradën N/Toger, ka mobilizuar ushtrinë dhe e ka hedhur në luftë kundër ushtrisë nacional-çlirimtare" |
Dënimi: | 4 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 334 |
Data e Vendimit: | 12/8/1946 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Gjyqi i dytë | |
Akuza: | "Përkrahje e divesantëve" |
Dënimi: | 8 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 131 |
Data e Vendimit: | 12/8/1953 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi në Iballë të Pukës, më 2 mars të vitit 1897. Me vendim nr. 334, datë 12 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se "gjatë okupacionit fashist ka qenë në rradhët e milicisë fashiste me gradën N/Toger, ka mobilizuar ushtrinë dhe e ka hedhur në luftë kundër ushtrisë nacional-çlirimtare" dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës qytetare e politike baraz me kohën e ndëshkimit. U arrestua sërish dhe, me vendim nr. 131, datë 12 gusht 1953, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor "për përkrahjen e divesantëve" dhe e dënoi me 8 vjet burgim, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 358