| Prelë Syku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Prelë Syku |
| Atësia: | Kolë |
| Vendlindja: | Grykë e Lumit, Lezhë |
| Vendbanimi: | Grykë e Lumit, Lezhë |
| Datëlindja: | 3/10/1932 |
| Datë Vdekja: | 27/12/2020 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 24/5/1952 |
| Akuza: | Pjesëmarrës në organizatë antikomuniste |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.4 |
| Data e Vendimit: | 9/1/1953 |
| Data e Lirimit: | 1963 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 1978 |
| Akuza: | Agjitacion dhe propagandë për përmbysjen e pushtetit popullor në bashkëpunim |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Hetuesi: | Skënder Myftari |
| Data e Lirimit: | 1988 |
Prel Syku, i burgosur politik në diktaturë. I dënuar dy herë. Herën e parë e arrestuan 5 muaj pasi e kishin marrë ushtar në repart pune në Brar të Tiranës. Tentoi të arratisej kur e mbanin në izolim dhe më pas e izoluan në Degën e Punëve të Brendshme në Tiranë. Ishte maj 1952. Pas 9 muajsh birucë, doli në gjyq, ku e dënuan me 20 vjet burg. Ka vuajtur në Burgun 313 të Tiranës, në kampin e Varibopit, në burgun e Shkodrës, në kampe pune në Tiranë dhe në kampin e Rubikut, ku u lirua pasi kishte kryer 12 vjet burg.
U dënua për herë të dytë me 10 vjet heqje lirie. Dënimin e dytë e kreu të plotë në burgun e Ballshit dhe të Spaçit.
Burimi: https://kujto.al/prele-syku-ju-rrefej-tmerret-ne-burgun-e-spacit-ishte-kamp-shfarosjeje/
Burimi: Zerat e kujteses, Vellimi IV, Instituti i Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Tirane 2017
