Prek Paja | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Prek Paja |
Atësia: | Pjetrush |
Vendlindja: | M.Madhe |
Vendbanimi: | M.Madhe |
Kur kolonel Haxhi Mani, deputet i Malësisë së Shkodrës, që u kishte dalë kundër udhëheqësve të Partisë dhe shtetit komunist, mësoi se donin ta vrisnin, shkoi te miku i tij, Dodë Paja dhe të vëllezërit që t'i gjenin një vend strehim. Për rreth tri javë ai qëndroi i fshehur në një shpellë në Rrjoll bashkë me një nga nipërit e Dodës, Nosh Pajën. Më 8 prill 1963, ata u rrethuan nga forca të shumta të cilat i vranë dy të fshehurit me predha. Menjëherë më pas morën dhe torturuan babain e Prekës, Pjetrushin dhe xhaxhanë, Dodën. Pjetrushi humbi jetën nga torturat ndërsa Doda u dënua me 18 vjet burg.
Prekën që ishte 11 vjeç në atë kohë e internuan bashkë me familjen në Levan të Fierit. Sapo mbushi moshën madhore, edhe atë e arrestuan. La në shtëpi nënën invalide dhe motrën 10 vjeç. E dënuan me 8 vjet burg, nga të cilat kreu 6 vjet.