| Prek Deda | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Prek Deda |
| Atësia: | Nikollë |
| Datë Vdekja: | 18/07/1946 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1946 |
| Akuza: | “Armik“ |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 18/07/1946 |
| Vendi Ekzekutimit: | Shkodër |
Ish kryetar i komunës së Shkrelit Shkrel, Malësi e Madhe 1914 - 18 korrik 1946. Pjesëmarrës në Kryengritjen e Malësisë së Madhe. Krahu i djathtë i Llesh Marashit, prijës e luftëtar i mirëfilltë i kryengritjes. Në gjyqin e zhvilluar në Shkodër më 1 korrik 1946, kundër 21 personave të arrestuar gjatë vitit 1945 në qarkun e Shkodrës, i etiketuar “armik“ nga Prokurori A. Çela, dënohet me vdekje. Pushkatohet më 18 korrik në të njëjtën ditë me ekzekutimin e Ll. Marashit e Dom A. Trackit.
Burimi: ISKK, Tiranë, 2013, f. 293-294
