| Praksithe Prifti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Praksithe Prifti |
| Atësia: | Argjir |
| Vendlindja: | Përmet |
| Datëlindja: | 14/10/1927 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 12/12/1966 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 6 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 153 |
| Data e Vendimit: | 2/9/1967 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë |
| Data e Lirimit: | 25/11/1972 |
Lindi në Përmet, më 14 tetor 1927. E bija e Argjirit dhe Andromaqit. Me vendim nr. 153, datë 2 shtator 1967, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U arrestua më 12 dhjetor 1966 bashkë me bashkëshortin, Koço Prifti dhe motrën e saj, Eleni Goroshiani.
Vuajti dënimin në burgun e grave në Qytet Stalin, sot Kuçovë. U lirua më 25 nëntor 1972.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 378
