| Plator Kalakulla | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Plator Kalakulla |
| Atësia: | Uran |
| Vendbanimi: | Tirane2 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 24/11/1983 |
| Fundi i Internimit: | 22/11/1988 |
| Vendimi: | nr.15 |
I biri i Uran Kalakullës. Në vitin 1974, ndërsa i ati ishte duke vuajtur dënimin politik në burg, Platori u dëbua nga Tirana për në Shkodër bashkë me të ëmën, Nedret Kalakulla, e motra e Arshi Pipës.
Më 24 nëntor 1983, kur Urani kishte dalë nga burgu, me vendimin nr.15, datë 22.11.1983, të Komisionit të Internimit dhe Dëbimit, Platori, bashkë me familjen, u internuan nga Shkodra në zonën e Kavajës, fillimisht në Spille e më pas në Reth Greth.
U lirua nga internimi më 22 nëntor 1988.
Fotoja është realizuar në tetor 1984.
