| Pjeter Pali | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Pjeter Pali |
| Atësia: | Prenush |
| Vendlindja: | Hot |
| Vendbanimi: | Shkoder |
| Datë Vdekja: | 2/12/1947 |
| Vënd Vdekja: | Shkodër |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ngjarja i përfshirë: | Kryengritja e Postribës, gjyqi i parë |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Kanë përgatitur e kanë marrë pjesë në kryengritjen e Postribës" |
| Data Ekzekutimit: | 2/12/1947 |
| Vendi Ekzekutimit: | Shkodër |
Mësues, antikomunist. Lindi në Hot. U arrestua më 24 shtator të vitit 1946. Në gjyqi ushtarak të zhvilluar në Shkodër më 2 dhjetor 1947, bashkë me gjashtë persona të tjerë, u dënua me vdekje, me pushkatim, me akuzën se «kanë përgatitur e kanë marrë pjesë në kryengritjen e Postribës; një pjesë e tyre si Mustafa Jakupi, Gjelosh Vata dhe Gjon Leka kanë marrë pjesë në përpjekjen e 9 shtatorit me armë. Grupi i tyre, i kryesuar nga Pjetër Pali dhe Mustafa Jakupi, kanë vepruar në bashkëpunim me të aratisurit Gjelosh Luli dhe Murat Haxhia».
Burimi: Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 276.
