| Pjetër Nikolli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Pjetër Nikolli |
| Atësia: | Mark |
| Vendlindja: | Shkozë, Spaç |
| Datëlindja: | 1898 |
| Datë Vdekja: | 24/11/1953 |
| Vënd Vdekja: | Shkodër |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 3/1953 |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Armëmbajtjes pa leje" |
| Data Ekzekutimit: | 24/11/1953 |
| Vendi Ekzekutimit: | Shkodër |
Lindi në vitin 1898, në fshatin Shkozë të Spaçit. Më 15 janar 1945, në mes të natës, në stanin që familja e tij kish në mal, e rrethuan partizanët dhe i bënë thirrje të dorëzohej, por ai çau rrethimin dhe u largua. Të nesërmen në mëngjes, partizanët zbritën në Shkozë, nxorrën familjarët e tij nga shtëpia, rreth 40 vetë dhe, pasi ushtruan terror fizik e psikologjik mbi ta, i vunë zjarrin kullës. Përfitoi nga amnistia e shpallur në fillim të vitit 1946, dhe u mobilizua ushtar në Vlorë. Më 1951, familja e tij u shpall kulake. U arrestua në mars 1953. Dy muaj më vonë, i arrestua dhe të nipin, Zef Nikollin. I pushkatuan të dy, më 24 nëtor të vitit 1953, në breg të Zallit të Kirit, në Shkodër, me motivin e armëmbajtjes pa leje dhe se gjoja ishin vënë në shërbim të UDB-së jugosllave. I groposën po aty. Në vitin 1976, nga familja e madhe e Nikollë Markut arrestuan edhe tre persona të tjerë, Mati Zefin, Bibë Dodën dhe Pashk Gjergjin, që të tre për agjitacion e propagandë. U gjykuan me dyer të mbyllura dhe u dënuan respektivisht me 25, 20 e 15 vjet burg.
