| Pjetër Malocaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Pjetër Malocaj |
| Atësia: | Dedë |
| Vendlindja: | Trush, Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 14/2/1910 |
| Datë Vdekja: | 25/3/1945 |
| Ekzekutimi | |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Shkodër |
| Vendimi: | Nr. 29 |
| Data Ekzekutimit: | 18/2/1945 |
Lindi në Trush të Shkodrës, më 14 shkurt 1910. U arrestua më 2 shkurt 1945 dhe me vendim nr. 29, datë 18 shkurt 1945, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për "veprimtari armiqësore kundër pushtetit" dhe e dënoi me vdekje. Bëhej fjalë për levizjen antikomuniste të Beltojës datë 14 janar 1945. U ekzekutua më 25.03.1945.
Sipas familjarëve, Pjetër Malocaj u pushkatua tek varrezat e Rrmajit. Siç e tregon edhe dokumenti i paraqitur nga familjarët, ku Pjetër Malocaj përmendet me emrin Pjetër Ded Gjondashi, atë ditë janë ekzekutuar 14 veta, përfshirë Prekë Calin.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 179; Nga familja
