Pjetër Gurakuqi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Pjetër Gurakuqi |
Vendlindja: | Shkodër |
Vendbanimi: | Shkodër |
Akuza: | "Kriminel lufte, armik i popullit, ka qenë i lidhur ngushtë me të gjitha organizatat tradhëtare " |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Qarkut të Beratit |
Lindi në Shkodër. Më 18 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Qarkut të Beratit e deklaroi "kriminel lufte" e "armik të popullit", sepse sipas saj, duke qenë oficer i karierës me akademi ushtarake, ka qenë i lidhur ngushtë me të gjitha organizatat tradhëtare si dhe me okupatorët e sidomos me nazismin gjerman. Në vitin 1944 është emëruar komandant operacioni në Berat". Për këto arsye, u dënua me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë.
Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 391