Pjerin Daberdaku | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Pjerin Daberdaku |
Vendlindja: | Shkodër |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 1933 |
Gjyqi | |
Akuza: | “agjitacion e propagandë kundër shtetit“ |
Dënimi: | 9 vjet Burg |
Vendimi: | Më 21 dhjetor 1979, Gjykata e Shkodrës |
Lindi në Shkodër, në vitin 1933. Është pinjolli i fundit i Daberdakëve të dënuar nga diktatura. Më 21 dhjetor 1979, Gjykata e Shkodrës e dënoi me nëntë vjet burg dhe heqjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë për «agjitacion e propagandë kundër shtetit». U lirua më 18 tetor 1986.
Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 758.