| Piro Kuqi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Piro Kuqi |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1939 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 26/4/1959 |
| Akuza: | "Krimin e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit, për në një shtet të huaj" |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 83 |
| Data e Vendimit: | 13/7/1959 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarak e Tiranës |
Lindi në vitin 1939, në Tiranë. U arrestua më 26 prill 1959, dhe më 13 korrik po të këtij viti, me vendim nr. 83, Gjykata Ushtarak e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit, për në një shtet të huaj» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 390
