Petro Noto | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Petro Noto |
Vendlindja: | Gjirokastër |
Datëlindja: | 1877 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Armik të popullit" |
Dënimi: | 30 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 29 |
Data e Vendimit: | 16/7/1946 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Gjyqi i dytë | |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 819 |
Data e Vendimit: | 27/4/1949 |
Lindi në vitin 1877, në Gjirokastër. Me vendim nr. 29, datë 16 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit», dhe e dënoi me 30 vjet burg, humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Në bazë të nenit 51/1 të Ligjit nr. 382, datë 24 dhjetor 1946, mbi D.P.P., dënimi iu kthye në 20 vjet privim lirie me punë të detyruar. Me Dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 10 vjet privim lirie me punë të detyruar.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 133.