| Petrit Velaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Petrit Velaj |
| Atësia: | Ahmet |
| Vendlindja: | Kaninë, Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 11/4/1924 |
| Datë Vdekja: | 2017 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje natyrore |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 10/10/1945 |
| Akuza: | Armik populli dhe sabotator |
| Dënimi: | 30 vjet Burg |
| Prokurori: | Lufter Hoxha |
| Vendimi: | nr.17 |
| Data e Vendimit: | 28/2/1946 |
| Gjykatësi: | Qemal Klosi |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Vlorës |
| Data e Lirimit: | 30/1/1965 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 28/11/1972 |
| Akuza: | kishte “zhvilluar biseda me karakter armiqësor për të dobësuar e rrëzuar pushtetin popullor” |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Prokurori: | Ndihmësprokuror Besnik Halili |
| Vendimi: | nr.24 |
| Data e Vendimit: | 31/1/1973 |
| Gjykatësi: | Sadik Qorduka |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Vlorë |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1967 |
| Fundi i Internimit: | 1972 |
Ai u nis me forcat e Ballit Kombëtar në Shkodër nga Mit’hat Frashëri me mision në Tiranë në vitin 1944. Në Mamurras kapet nga forcat e brigadës së 23-të, të cilët e dënuan me pushkatim. Siç tregon në kujtimet e veta, shpëtoi në sekondat e fundit nga ndërhyrja e Mihal Priftit. Pas lirimit herën e parë, u internua 5 vjet dhe më pas u ridënua. Dënohet për herë të dytë dhe kur ishte duke vuajtur dënimin dënohet herën e tretë në vitin 1980. Ka vuajtur në burgjet dhe kampet e Vlorës, Tiranës, Burrelit, Spaçit, Laçit, Ballshit, Zejmenit.
Ka hyrë për herë të parë në burg kur ishte 21 vjeç dhe ka dalë 65 vjeç duke vuajtur dënimin në vitet 1945-1965 dhe 1973-1989.
