| Petrit Mustafa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Petrit Mustafa |
| Vendlindja: | Durrës |
| Datëlindja: | 1935 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
| Vendimi: | Nr. 129 |
| Data e Vendimit: | 17/6/1988 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Elbasanit |
Lindi më 1935, në Durrës. U internua dhe burg për motive politike. Me vendim nr. 50, datë 14 mars 1983, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për "largim pa leje nga vendi i internimit" dhe e dënoi me 6 muaj burg. Me vendim nr. 129, datë 17 qershor 1988, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 10 vjet burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 428
