| Petrit Merkaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Petrit Merkaj |
| Vendlindja: | Mavrovë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1951 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 14/2/1968 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në Mavrovë, në vitin 1951. U dëbua për motive politike. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 15, datë 13 gusht 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Vlorë në fshatin Kotë të Vlorës, prej datës 14 shkurt 1968 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 297
