Bëhej fajtor se nga shkurt-marsi 1945 ishte vënë në shërbim të “zbulimit amerikan”, në lidhje me kapiten Thoma Stefanin, duke propaganduar për SHBA-në në disfavor të Bashkimit Sovjetik. Pas ikjes së Stefanit, sipas akuzës ishte vënë në lidhje me sekretarin e legatës franceze në Tiranë, Titino Bonati. Po ky në “pamundësi” ia kaloi në lidhje nëpunësit të Bankës së Shtetit, Ndoc Naraçit, e më pas në lidhje me Haki Pepën. Pastaj kishte kërkuar të arratiset në bashkëpunim me Injac Baqllin, Ndoc Naraçin, etj., por ishte arrestuar më 19.12.1952. U gjykua me një grup personash, të cilët morën dënime të ndryshme.

Gjykata Ushtarake Territoriale Durrës, e drejtuar nga kapiten II Bektash Ismaili, me pjesëmarrjen e prokurorit major Simo Dhami, me vendimin nr.83, datë 4.7.1953, deklaroi fajtor Petraqin dhe e dënoi me vdekje, pushkatim dhe heqjen e të drejtave civile. U ndryshua me vendimin nr.288, datë 20.7.1953 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, duke iu kthyer dënimi në 25 vjet privim lirie dhe humbjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.