| Perdoda Lleshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Perdoda Lleshi |
| Atësia: | Dila |
| Vendlindja: | Gojan, Pukë |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 17/10/1929 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/10/1945 |
| Fundi i Internimit: | 10/12/1958 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 17 tetor 1929, në Gojan të Pukë. U dënua për motive politike. Më 18 qershor 1993, me vendim nr. 24, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Pukës në rrethet Lezhë, Berat dhe Lushnjë, prej datës 10 tetor 1945 deri më 10 dhjetor 1958.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 140
