| Pavllo Llambro | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Pavllo Llambro |
| Vendlindja: | Koshovicë , Gjirokastër |
| Vendbanimi: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1911 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 7/10/1946 |
| Akuza: | "Armik i popullit, sabotator i pushtetit, e akuzoi se ka sabotuar zgjedhjet, ka bërë propagandë kundër pushtetit dhe ka pasë dijeni mbi rrjetin e spiunazhit në Sarandë dhe ka heshtur duke mos kryer detyrën" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 96 |
| Data e Vendimit: | 7/10/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi në Koshovicë të Gjirokastrës, në vitin 1911. U arrestua më 7 tetor 1946, dhe me vendim nr. 96, datë 7 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi "armik të popullit", "sabotator të pushtetit", e akuzoi se "ka sabotuar zgjedhjet", "ka bërë propagandë kundër pushtetit"dhe ka "pasë dijeni mbi rrjetin e spiunazhit në Sarandë dhe ka heshtur duke mos kryer detyrën", dhe e dënoi me 30 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave politike. Në bazë të nenit 51/1 të ligjit nr. 382, datë 24 dhjetor 1946 mbi D. P. P., dënimi iu kthye në 20 vjet privim lirie me punë të detyruar. U lirua nga burgu me Dekret nr. 819, datë 27 prill 1946 të P. K. P.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 134
