| Pashk Tinaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Pashk Tinaj |
| Atësia: | Fran |
| Vendlindja: | Selckë, Vermosh |
| Vendbanimi: | M.Madhe |
| Datëlindja: | 1925 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 18/10/1984 |
| Dënimi: | 23 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.60 |
| Data e Vendimit: | 2/4/1985 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Shkodër |
Lindur në vitin 1925 në Selckë të Vermoshit. U arrestua më 18.10.1985. U akuzua në bazë të neneve 47/g, gj, 13, 224 të Kodit Penal të vitit 1977. Bëhej fajtor për aktivitet në vitet 1950-1958 gjoja në lidhje me “agjenturën jugosllave”, ndërsa në vitet 1982-1983, djali i Pashkut, duke qenë bari me dele ishte futur në tokën jugosllave, ishte kapur nga oficerët e UDB-së dhe ishte vënë në shërbim të tyre. Pas kësaj ishte përpjekur të arratisej.
Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr.60, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 23 vjet heqje lirie dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet.
