| Pashk Lleshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Pashk Lleshi |
| Atësia: | Kolë |
| Vendlindja: | Ulqin |
| Vendbanimi: | Prosek |
| Datëlindja: | 10/5/1924 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 12/3/1967 |
| Fundi i Internimit: | 15/3/1972 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 10 maj 1924, në Ulqin. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Rubiku (Mirditë) në Prosek (Rrëshen), prej 12 mars 1967 deri më 15 mars 1972.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 148
