| Pandi Kristo | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Pandi Kristo |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 1914 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Faje kundër popullit e shtetit, dëmtim me vepra të fuqisë ushtarake, nxitje të një shteti të huaj për luftë kundër vendit" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 1 |
| Data e Vendimit: | 10/6/1949 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë |
| Data e Lirimit: | 9/10/1963 |
Lindi në vitin 1914, në Korçë. Këpucar me profesion, pastaj ministër pa portofol, kryetar i Komisionit të Kontrollit në vitet e para të qeverisjes së komunistëve, i dënur dy herë, gjatë monarkisë dhe pushtimit italian të Shqipërisë. Pjesë e regjimit komunist deri në prishjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë, u dënua jo për krimet e bëra, por si pjesë e një grupoi të sajuar me Koçi Xoxen në krye. Më 10 qershor 1949, me vendim nr. 1, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «faje kundër popullit e shtetit, dëmtim me vepra të fuqisë ushtarake, nxitje të një shteti të huaj për luftë kundër vendit» dhe e dënoi me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë. U lirua më 9 tetor të vitit 1963. Familja e tij u internua.
Burimi: F. 1, V. 2014, D. 19, f. 5-6.
