| Pandeli Proko | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Pandeli Proko |
| Vendlindja: | Përmet |
| Datëlindja: | 10/2/1890 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Veprimtari spiunazhi" |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 35 |
| Data e Vendimit: | 30/7/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Gjirokastër |
Lindi në Përmet, më 10 shkurt 1890. Me vendim nr. 35, datë 30 korrik 1946, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «veprimtari spiunazhi» në dëm të interesave të atdheut dhe integritetit tokësor dhe e dënoi me 2 vjet burgim (punë të detyruar).
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 387
