| Pal Meta | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Pal Meta |
| Atësia: | Mark |
| Vendlindja: | Dardhë, Pukë |
| Vendbanimi: | Dardhë, Pukë |
| Datëlindja: | 1912 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 20/1/1976 |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut në formën e spiunazhit" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 40 |
| Data e Vendimit: | 22/5/1976 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Pukës |
| Data e Lirimit: | 1996 |
Lindi më 1912, në Dardhë të Pukës. U arrestua më 20 janar 1976. Me vendim nr. 40, datë 22 maj 1976, Gjykata e Rrethit të Pukës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut në formën e spiunazhit" dhe e dënoi me 20 vjet burg.
Ka qenë i burgosur në Ballsh. Sipas familjarëve, ka ndërruar jetë në spitalin e burgut. Familjarët tregojnë që kur shkoi i vëllai për të marrë trupin, i thanë që duhet të priste sa të përfundonte dënimin. Nuk i kanë gjetur eshtrat as sot
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 317
