U lind në Barç, Korçë, më 1962 (Sipas studiuesit Kastriot Dervishi, Osman Xhakolli është lindur më 1966). Është vrarë për motive politike, gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin, nga reparti 425 Korçë, më 18 korrik 1990. Së bashku me Leonard Ravellin, 17 vjeç, u nisën për të kaluar kufirin në pikën kufitare të Ponçarës, Korçë. Kufiri ishte pajisur me sinjal elektrik dhe lëvizjet e tyre u diktuan. Forcat e kufirit i ndoqën dhe hapën zjarr ndaj të tyre. Të dy u plagosën; Osman Xhakolli vdiq gjatë rrugës për në spital, Leonard Ravelli vdiq më vonë.

Me vendim nr. 448,  Gjykata e Rrethit Korçë vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes pa gjyq për «motive politike» nga forcat e diktaturës, në përpjekje për të kaluar kufirin për në Greqi, më 18 korrik 1990.

Në përmbajtjen e dokumenteve të publikuara nga gazeta Shqip, shkruhet: Më datën 18.7.1990, në sektorin e postës kufitare Ponçarë, në orën 03:05 njësiti i shërbimit asgjësuan Osman Xhakollin.

Burimi: Gazeta
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IX (Tiranë: ISKK, 2020), 31: Bedri Blloshmi, Revolta e Qafë Barit dhe terrori komunist 1943-1990 (Tiranë: Geer, 2012), 417; Kastriot Dervishi, Vrasjet në kufi në vitin 1990 (Tiranë: ISKK, 2015), 105-107, 138; AISKK, F. 1, Viti 2020, D. 125, f. 113.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.