| Osman Myftari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Osman Myftari |
| Vendlindja: | Çamëri |
| Datëlindja: | 1910 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 20/1/1956 |
| Akuza: | "Mbledhje informatash me karakter sekret për t’ia dorëzuar armiqve, agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 154 |
| Data e Vendimit: | 27/10/1956 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 25/4/1965 |
Lindi më 1910, në Çamëri. U arrestua më 20 janar 1956. Me vendim nr. 154, datë 27 tetor 1956, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «mbledhje informatash me karakter sekret për t’ia dorëzuar armiqve» dhe për «agjitacion e propagandë» dhe u dënua me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. U lirua më 25 prill 1965.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015),445
