| Osman Kolgjini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Osman Kolgjini |
| Atësia: | Sali |
| Vendlindja: | Lusën, Kukës |
| Datëlindja: | 1905 |
| Datë Vdekja: | 1989 |
| Vënd Vdekja: | Lusën, Kukës |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 16/10/1954 |
| I Torturuar: | Po |
Ka lindur në Lusën të Kukësit në 1905 dhe ka vdekur po në Lusën në 1989. Eshtë arrestuar me dt. 16.10.1954, së bashku me disa kushërinj të fisit e persona të tjerë nga Lusna, nën akuzën e takimeve dhe dhënies së ndihmës ndaj të arratisurve. Pas një hetuesie disa mujore, ku torturohet fizikisht, del nga biruca dhe internohet në Kampet e Lushnjës për një periudhë 5-vjeçare.
Burimi: Nga Familja
