Osman Kazazi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Osman Kazazi |
Atësia: | Abdulla |
Vendbanimi: | Tirane3 |
Datëlindja: | 9/7/1917 |
Datë Vdekja: | 3/3/1999 |
Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje natyrore |
Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 14/11/1944 |
Akuza: | Anëtar i organizatës |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Prokurori: | Gjon Banushi |
Vendimi: | Nr.138 |
Data e Vendimit: | 12/5/1945 |
Gjykatësi: | Bilbil Klosi |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korpusit të Parë Tiranë |
Data e Lirimit: | 7/3/1959 |
Gjyqi i dytë | |
Data e Arrestimit: | 31/10/1966 |
Akuza: | Agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Prokurori: | Edmond Sanxhaktari |
Vendimi: | Nr.14 |
Data e Vendimit: | 11/3/1967 |
Gjykatësi: | Shanisha Demi |
Gjykata: | Gjykata e Qarkut Tiranë |
Osman Kazazi, djali i Abdulla Kazazit e Hatixhe Hutës, lindi në Tiranë më 9 korrik 1917. Pasi mbaroi shkollën fillore në Tiranë, Osmani vazhdoi studimet në shkollën e mesme të Fretërve në Shkodër. Përjetoi me dhimbje pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste dhe mori pjesë në protestat e demostratat e organizuara në qytetin e Shkodrës e Tiranës, ku populli kërkonte armë për të mbrojtur atdheun. Në shtator 1939, Osmani regjistrohet në universitetin "La Sapienza" në Romë, dega farmaci, ku studioi për tre vite. Në Itali pati kontaktet e para me antifashistë italianë e shqiptarë dhe u brumos me idetë nacional-republikane e antifashiste. Në verën e vitit 1942, kthehet për pushimet verore dhe vendos të ndërpresë studimet për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe rezistencës antiitaliane në Shqipëri. Iu përkushtua luftës kundër pushtuesve duke marë pjesë aktivisht në Organizatën Nacionaliste "Balli Kombëtar". Kontribuoi në shtypin e kësaj organizate e në organizimin e rezistencës antifashiste në Tiranë.
Me mbarimin e luftës e ardhjes në pushtet të komunistëve, nis kalvari i vuajtjeve të tij në ferrin e diktaturës komuniste. Më 14 .11. 1944, arrestohet dhe dënohet me 15 vite heqje lirie deri me 07.03.1959. Akt akuza-“Ka sabotue dhe pengue lufën e popullit si eksponent i qarkorit të Ballit të Tiranës (krahu i djathtë i Halim Begës)”. Pas kryerjes së dënimit në burg dënohet me 5 vite internim në Fermë Çlirim e Shtyllas të rrethit të Fierit, 17.03.1959 -17.03.1964. 1964-1966 punon si punëtor krahu në fermën "Gjergj Dimitrov" Sauk. Arrestohet përsëri më 31.10.1966 me akuzën “Ka agjituar e propoganduar kundër pushtetit popullor” dhe dënohet me 10 vite heqje lirie deri më 31.10.1976. Kur ndodhej në burgun e Burrelit ridënohet dhe 10 vite të tjera deri më 13.01.1986.
Me rënien e komunizmit dhe vendosjen e demokracisë Osman Kazazi apo "Lala", siç e quanin bashkëvuajtësit, dha kontributin e tij që demokracia shqiptare të funksiononte si një sistem vlerash e meritash qytetare si kryetari i parë i "Shoqatës së të Përndjekurve Politikë" 1990 -1994. U dekorua me medaljen e artë “Pishtari i Demokracisë” nga presidenti i Republikës z.Sali Berisha në vitin 1992. Në vitin 1997 dekorohet me titullin "Qytetar Nderi i Shkodrës" nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti. Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep titullin "Qytetar Nderi i Tiranës" në vitin 1998. Dekorohet nga Vatikani me medaljen e artë "Joannes PP II ". Dekorohet nga Republika e Iranit. Dekorohet ''Për Merita në Sherbim te Njerëzve" nga qyteti i Veronës Itali. U nda nga jeta me 03.03.1999.