| Osman Gazepi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Osman Gazepi |
| Vendlindja: | Leskovik |
| Vendbanimi: | Leskovik |
| Datëlindja: | 7/4/1885 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 2/1945 |
| Akuza: | "Armik i popullit,ë ka tradhëtuar e penguar luftën e popullit duke qendruar në shërbim të qeverisë kuislinge" |
| Dënimi: | 30 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 23/6/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 1975 |
Ushtarak i lartë. Lindi më 7 prill të vitit 1885, në Leskovik. Sipas të gjitha gjasave, u arrestua në shkurt 1945. Më 23 qershor të po këtij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi "armik të popullit", sepse "si oficer i lartë ka tradhëtuar e penguar luftën e popullit duke qendruar në shërbim të qeverisë kuislinge", dhe e dënoi me 30 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit, si dhe me konfiskimin e pasurisë.
Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 1-2
