| Ollga Prifti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ollga Prifti |
| Vendlindja: | Pilur |
| Datëlindja: | 1932 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 6/1945 |
| Fundi i Internimit: | 12/1948 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në Pilur, në vitin 1932. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Himarë, në rrethin Krujë, prej muajit qershor 1945, deri në muajin dhjetor 1948 për çështje politike për shtetasin Ollga Polo Priftin.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 378
