Shtetase franceze. Bashkëshortja e Niko Lezos, të pushkatuar pas incidentit të Bombës në Ambasadën Sovjetike. U internua në mars të vitit 1951 duke u vendosur në Lushnjë. Ajo dhe Niko Lezo ishin njohur në Francë dhe më pas kishin ardhur në Tiranë, ku jetuan për 30 vite deri ditën e dënimit të bashkëshortit të saj.
Burimi: "Bombë në Ambasadën Sovjetike", Uran Butka