Nurije Mlika | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Nurije Mlika |
Vendbanimi: | Lezhë |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1952 |
Vendi i internimit: | Kampi i Tepelenës |
Internohet në moshën 37-vjeçare bashkë me katër fëmijët, nga Lezha në Tepelenë. U internua në vitin 1952, dy vite pas largimit të bashkëshortit të saj, Osman Mlika, nga Shqipëria, i cili u arratis me disa burra antikomunistë dhe nuk e pa më kurrë familjen.
Në Tepelenë, ndërron jetë djali i vogël i saj, në moshën 3-vjeçare. Pas një aksidenti shtrohet në spitalin neurologjik të Vlorës, ku qëndron disa vite. Internimi i familjes vazhdon në kampet e Lushnjës.
Burimi: Nga familja