| Nuri Plaka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nuri Plaka |
| Vendlindja: | Gostimë, Elbasan |
| Datëlindja: | 12/6/1915 |
| Datë Vdekja: | 22/4/1953 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 22/4/1953 |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Forcat e Sigurimit |
Lindi më 12 qershor 1915, në fshatin Gostimë të Elbasanit. Me vendim nr. 628, datë 4 nëntor 1993, Gjykata e Rrethit të Elbasanit vërtetoi faktin juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike nga forcat e Sigurimit, më 22 prill të vitit 1953.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 323
